Sporti

‘Man Utd do të përfundojë në vendin e tretë pavarësisht transferimit të Ronaldos’

08/29/2021 10:04
nga:Lorik J

Manchester United do të përfundojë në vendin e tretë në Premier League pavarësisht transferimit të Cristiano Ronaldos sipas Gary Neville, i cili këmbëngul se ‘Djajtë e Kuq’ janë ende prapa Manchester City dhe Chelsea.

Ronaldo do të ribashkohet me ish-shokun e skuadrës së Real Madridit, Raphael Varane në Old Trafford dhe United gjithashtu nënshkroi me Jadon Sancho nga Borussia Dortmund në korrik, por Neville mendon se City dhe Chelsea janë aktualisht ekiept më të forta në futbollin anglez, përcjell GazetaBlic Sport.

“Në vitet e kaluara, mund të kem thënë se kjo skuadër e Manchester United do të kishte fituar Premier League me 10 pikë diferencë, por është një Premier League shumë e fortë sivjet,” tha ish-mbrojtësi i Djajve të Kuq për Sky Sports.

“Unë parashikoj se Manchester City dhe Chelsea do luftojnë për titull, pastaj do të jetë Manchester United në vendin e tretë – sepse nuk mendoj se transferimi i Ronaldos i bën ata një ekip më të mirë se Chelsea, të cilët ishin fituesit e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, dhe Manchester City, të cilët ishin 20 pikë larg”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport