Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, vizitoi dy ditë më parë kandidatin për kryetar të Podujevës nga radhët e AAK-së, Besnik Tahirin, raporton Gazeta Blic.
Veliaj duke shprëndarë në rrjetin social Twitter fotografi nga takimi, thotë se është gjithmonë kënaqësi të takohesh me zotin Tahiri dhe se kujtuan me nostalgji kohën kur punonin me dy qeveritë respektive.
“Gjithmone kenaqesi takimi me mikun e hershem @besnik_tahiri, kujtuam me nostalgji kohet kur punonim me dy qeverite tona dhe mezi pres te lidhim me shume ura mes Tiranes e Podujeves! ” shkruan Veliaj.
Postimi i plotë:
Gjithmone kenaqesi takimi me mikun e hershem @besnik_tahiri – kujtuam me nostalgji kohet kur punonim me dy qeverite tona dhe mezi pres te lidhim me shume ura mes Tiranes e Podujeves! ??❤️?? pic.twitter.com/pnxRINcKwC
— Erion Veliaj #EYC2022 ???? (@erionveliaj) August 27, 2021
Erion Veliaj viziton Besnik Tahirin, flasin për garën në Podujevë


