Lajme

Ky është kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës që zëvendëson Selim Pacollin

08/28/2021 10:09
nga:Y I

Dje, Selim Pacolli, kandidat i AKR-së për kryetar të Prishtinës njoftoi se nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet e 17 tetorit, për shkak të mosdeklarimit në kohë të formularit të pasurisë.

Aleanca Kosova e Re tashmë duket se ka marrë vendim për kandidatin që do ta zëvendësojë zotin Pacollin në zgjedhjet e 17 tetorit.

Ai do të jetë Gëzim Mehmeti, drejtor i Infrastrukturës në komunën e Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli.

“Kandidat nga AKR-ja për kryetar të Prishtinës do të jetë, Gëzim Mehmeti”

Tutje Makolli ka komentuar edhe vendimin në lidhje me moslejimin e kandidimit të Pacollit për kryetar të Prishtinës.

“Zotit Pacolli i është hequr emri pa ndonjë argument shumë të madh, ka qenë një dënim i ulët, moslajmërimi i pasurisë në kohë, por dejuro tashmë është larguar” tha Makolli për “Gazeta Blic.

Pacollit nuk i lejohet kandidatura, AKR merr vendimin e fundit