Lajme

S’ka vendim për shtyrjen e mësimit, qeveria paralajmëron masa të reja

08/26/2021 16:03
nga:M K

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar se nuk është marrë ndonjë vendim për shtyrjen e procesit mësimor siç u raportua në media.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, Kryeziu ka thënë se masat e reja do të diskutohen në mbledhjen e ardhshme.

“Nuk ka ende ndonjë vendim për shtyrje të datës së fillimit të procesit mësimor. Në mbledhjes radhës së Qeverisë, që pritet të mbahet së shpejti, do të diskutohet për masat e reja kundër pandemisë pas shtimit të numrit të rasteve të të infektuarve me virusin COVID-19”.

Ndërkaq, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkences dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, më herët ka thënë për GazetaBlic se janë bërë përgatitjet e nevojshme për nisjen e procesit mësimor, por se e respektojnë çfarëdo vendimi që marrin institucionet.

Shtyhet fillimi i vitit shkollor deri me 13 shtator?- Deklarohet Rrahman Jasharaj