Lajme

Gjuhet me ngjyrë ndërtesa e Qeverisë

08/26/2021 13:04
nga:N M

Rrjeti i një sërë organizatash për të drejtat e grave kanë organizuar marsh protestues “Vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare”, transmeton “Indeksonline”.

Ata kanë marshuar nga ministria e Drejtësisë, për të vazhduar te Ministria e Punëve të Brendshme e krejt në fund para qeverisë.

Kur kanë arritur tek ndërtesa e Qeverisë, protestueset e kanë gjuajtur me ngjyrë të kuqe ndërtesën e qeverisë, me thirrjet “kryeministër i ke duart me gjak”.