Sporti

Correa stërvitet sot për herë të parë me Interin, i gatshëm për ndeshjen ndaj Veronës

08/26/2021 11:09
nga:E K

Correa do të jetë lojtari i ri i Inter.

Inter ende nuk e ka zyrtarizuar transferimin e Correas, megjithatë lojtari i ka kaluar me sukses testet mjekësore te kampioni i Italisë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Gazzeta dello Sport” raporton se Correa sot do të zhvillojë stërvitjet me skuadrën e Inzaghit, ndërsa trajneri i Inter pritet t’a ftojë atë për ndeshjen ndaj Veronas.

Inter arriti marrëveshje me Lazion për huazimin e tij kurse kampioni i Italisë do jetë i detyruar t’a blejë kartonin e tij sezonin tjetër për 30 milionë euro.

/GazetaBlic Sport/