Presidenti i FIFA -s, Gianni Infantino i ka shkruar kryeministrit anglez, Boris Johnson për të kërkuar përjashtime për lojtarët që do të luajnë për kombëtaret që Anglia i ka vendosur në listën e kuqe.
Premier League njoftoi të martën se gati 60 lojtarë nga 19 klube nuk do të lirohen javën e ardhshme për të fluturuar në kualifikueset e Kupës së Botës, përcjell GazetaBlic Sport.
Infantino tha: “Ne jemi përballur me probleme globale së bashku në të kaluarën dhe duhet të vazhdojmë t’i bëjmë në të ardhmen. Lirimi i lojtarëve në ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare është një çështje me urgjencë dhe rëndësi të madhe.”
/GazetaBlic Sport


