Gazzetta dello Sport raporton se Joaquín Correa do të jetë sot në Milano për transferimin e tij tek Interi.
Qëllimi i Nerazzurrëve është që sulmuesi argjentinas të stërvitet nesër dhe të bëjë debutimin e tij të premten, kundër Veronës, në ndeshjen e Serie A, përcjell GazetaBlic Sport.
Me sa duket, Lazio do ta japë lojtarin me huazim për një sezon, me Interin që do ta blejë atë në fund të asaj periudhe për 30 milionë euro.
Correa ka shënuar 30 gola dhe ka bërë 18 asistime në 117 ndeshje për Lazion dhe shihet në Milano si zëvendësuesi i Romelu Lukaku, i cili u largua për në Chelsea për 117 milionë euro.
/GazetaBlic Sport


