Lajme

Memli Krasniqi prezanton kandidaten e PDK-së për kryetare të Deçanit

08/25/2021 14:53
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se partia të cilën e drejton, do të garojë me Ardiana Qorraj, si kandidate për kryetare të Deçanit, raporton Gazeta Blic.

Krasniqi ka lavdëruar Qorrajn, si profesioniste e zonja.

Ai gjithashtu ka thënë se PDK, deri tani për zgjedhjet lokale të tetorit, i ka katër kandidatë të gjinisë femërore.

Shkrimi i plotë:

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Deçanit, zonja Ardiana Qorraj, një profesioniste e dëshmuar, është e përkushtuar fuqishëm për zhvillim të hovshëm, zbatimin e ligjit, gjasave dhe mundësive të barabarta në komunën e Deçanit.

Parimet e saj për qeverisjen komunale, do të jenë transparenca dhe llogaridhënia, promovimi dhe zhvillimi i turizmit, duke gërshetuar trashëgiminë arkitekturore, historike, arkeologjike dhe kulturore.

Ardiana Qorraj do ta bëj rikonstruktimin e qendrës së Deçanit dhe ndërtimin e rrugës transit, legalizimin e ndërtimeve dhe ndërtesave, veprime këto që rrisin mirëqenien e qytetarëve të komunës së Deçanit.

Ardiana Qorraj, është kandidatja e katërt e PDK-së e propozuar për kryetare të komunës, në këto zgjedhje komunale.

PDK si çdo herë, është prijetare në zbatimin e barazisë, duke kandiduar në katër komuna me kandidate gra. Sepse, PDK motivon dhe përkrah gratë në marrjen e përgjegjësive institucionale. Sepse i beson forcës së gruas për të zbatuar ligjin.Sepse gratë meritojnë më shumë besim dhe më shumë hapësirë.