Lajme

Behgjet Pacolli ofron shpërblim për atë që ndihmon në kapjen e Dardan Krivaqës

08/24/2021 11:28
nga:Y I

Lideri i Aleancës Kosova e Re ka ofruar shpërblim për këdo që jep informacione që qojnë në arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, Dardan Krivaqa.

Pacolli përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se ndihet i trishtuar për këtë ngjarje të rëndë që ndodhi të dielën në Ferizaj.

“Unë ofroj shpërblim për këdo që i jep informacion të vlefshëm Policisë së Kosovës që çon në arrestimin e vrasësit të Marigonës. Si baba i tre vajzave, ndihem i trishtuar për këtë ngjarje të rëndë!”, ka shkruar ai.

Policia e Kosovës po vazhdon kërkimin e Dardan Krivaqës, i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, ndërkaq qytetarët po mundohen t’i dalin në ndihmë organeve shtetërore për kapjen e tij.

Njoftimi i plotë:

Dalin pamjet e një personi që po tenton të fshihet nga policia, dyshohet se është Dardan Krivaqa (VIDEO)