Skuadra e Malishevës ka ndalur Prishtinën në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Superligës.
Malisheva që zhvilloi për herë të parë një ndeshje në Superligën e Kosovës barazoi me rezultatin 1-1 me kampionin në fuqi, FC Prishtinën, shkruan GazetaBlic Sport.
Hasan Hyseni realizoi pas 13 minutave lojë – kur Vangjeli gaboi me topin e rikthyer. Hyseni kaloi edhe portierin Haxho dhe shënoi golin e parë në këtë sfidë për vendasit.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë, FC Prishtina shfrytëzoi kartat dhe filloi të sulmoj, por gjeti golin e barazimit krejt në fund, me qendër-mbrojtësin, Leotrim Bekteshi.
Bekteshi shënoi pas 93 minutave lojë – për të vulosur rezultatin e ndeshjes 1-1.
/GazetaBlic sPORT


