Manchester United ka bërë hap fals në Premierligë në xhiron e dytë.
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ka barazuar në udhëtim ndaj Southamptonit me rezultatin 1:1, shkruan GazetaBlic Sport.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultatin 1:0 në favor të Southamptonit, me autogolin e Fred në minutën e 30’të të ballafaqimit.
Në pjesën e dytë, Manchester United filloi furishëm dhe gjeti golin e barazimit me anë të sulmuesit, Mason Greenwood.
Greenwood shënoi pas asistimit të Paul Pogbas në minutën e 55’të.
Në këtë duel debutoi edhe Jadon Sancho, transferimi i ri i Manchester United, por që nuk arriti t’i ndihmoj ekipit për të dalur me tre pikë nga ndeshja e sotme.
/GazetaBlic Sport


