Lajme

E rëndë | Mbyten dy pushues në Kavajë

08/22/2021 12:28
nga:Gazeta Blic

Dy pushues janë mbytur ditën e sotme në plazhin e Spillesë në Kavajë. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme.

Mësohet se këta persona, ende të paidentifikuar, që dyshohet se janë nga Maqedonia e Veriut, janë mbytur si pasojë e dallgëve të mëdha.

Thuhet se viktimat janë të moshave rreth 70 vjeç.