Drenica ka barazuar me Gjilanin në ndeshjen e parë të Superligës së Kosovës.
Skuadra e Lushtakut ishte në epërsi deri në minutën e 93’të të takimit, por Gjilani barazoi krejt në fund pas një autogoli të Shkëlzen Lushtakut, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes ka folur trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku për “Art Sport”.
Ai tha se pavarësisht rezultatit është i kënaqur me lojën e lojtarëve të tij.
“Futbolli këto i ka, fati nuk mund të përcjell deri në fund, kemi qenë në epërsi deri në minutën e 93’të, por loja përfundon kur thotë referi. Ishte një pakujdesi në mbrojtje, por me pak fat mund të dilnim pa problem me 3 pikë të plota”, tha fillimisht Tahir Lushtaku për ‘Art Sport’.
“Nëse flasim për performancën në përgjithesi, kur vijë pas një kohe 18 muajshe, mënyren se si kaluar Drenica më pare dhe tash, une jam i kënaqur me këtë ndeshje. Ne ende kemi pune, na pret një kampionat i vështirë, por une jam i kënaqur se si kemi luajtur, detyrat i kemi kryer në përpikeri, pavarësisht golit të pësuar në fund. Janë edhe dy transferime që pritet të bëjmë dhe po mendojmë edhe per një mesfushor që na duhet shtesë”, përfundoi Tahir Lushtaku.
/GazetaBlic Sport/


