Sporti

Nuhiu: Kemi sjellë një frymë të re në skuadrën e Dritës

08/20/2021 14:49
nga:E K

Klubi i futbollit kosovar, FC Drita, ka ardhur me një risi të re në këtë stinor të ri të Superligës së Kosovës.

Klubi nga Gjilani ka njoftuar se do të mbajë konferencë për shtyp para çdo ndeshje në Kampionatin e Kosovës, duke u bërë klubi i parë kosovar që e bënë një gjë të tillë, shkruan GazetaBlic Sport.

Në këtë konferencë për media ka folur trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu.

Ai tha se Drita ka sjellë frymë të re në skuadër duke transferuar futbollistë të dëshmuar në kampionatin tonë.

“Futbollistët që kanë qenë kanë mbajt pjesën më të madhe të barrës, kemi vendos që këtë vit të sjellim ndryshime, frymë të re, futbollistë të rinj, jemi fokusuar te futbollistë të dëshmuar në kampionatin tonë, dhe mendoj se kemi sjellur mjaftë futbollist cilësor, presim një Dritë ndryshe, çdo futbollist ka cilësitë e veta, mendoj se kemi sjellë mjaftë potencial, neve na ngelet tani që të punojmë, që të marrim maksimumin nga gjithsecili për të arritur objektivat”, tha Nuhiu.

/GazetaBlic Sport/