Lajme

Gjendet i vdekur një person në Drenas

08/20/2021 09:11
nga:Y I

Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmë në Drenas, raporton Gazeta Blic.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, prokurori shtetit dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës ju lirohet familjarëve për procedura mortore.

Njoftimi i Policisë:

Gllogoc, 19.08.2021 – 22:02. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, prokurori shtetit dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës ju lirohet familjarëve për procedura mortore.