Sporti

Benzema rinovon kontratën me Real Madridin

08/20/2021 08:38
nga:E K
Karim Benzema ka rinovuar kontratën me Real Madridin.

Sulmuesi francez ka nënshkruar kontratë që do e mbajë atë në Santiago Bernabeu deri në qershor të vitit 2023, shkruan GazetaBlic Sport.

Lajmin e ka konfirmuar edhe gazetari i mirënjohur, Fabrizio Romano.

 

Raportohet se Real Madrid do t’i vendosë francezit klauzolë lirimi prej 1 miliardë eurosh.

 

Real Madrid së shpejti do t’a zyrtarizojë rinovimin e kontratës me Benzeman.

/GazetaBlic Sport/