Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka bërë të ditur se ka aplikuar në KQZ me letërnjoftim të Kosovës.
Rama, ka thënë se ka ndodhur një gabim teknik nga ana e KQZ-së, gabim i cili po rregullohet tani
“Po e kam letërnjoftimin e Kosovës, ka qenë një lëshim teknik i KQZ-së i cili po përmirësohet tash. Kam apliku me letërnjoftim të Kosovës dhe kam letërnjoftimin e Kosovës dhe krejt është në rregull” deklaroi Rama për “Gazeta Blic”
Ndërkohë “Gazeta Blic” kishte raportuar më herët në lidhje me këtë çështje ku dhe kishte marrë një përgjiegje nga KQZ-ja.
Zëdhënësin e KQZ-së, Valmir Elezi deklaroi se duke u mbështetur në planin operacionale të miratuar nga KQZ-ja, më 17 gusht Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim ka filluar të njoftojë subjektet politike lidhur me përmirësimet apo korrigjimet që duhet të bëjnë.
Ai ka thënë zyra ka zhvilluar komunikim me të gjitha subjektet politike që është evidentuar ndonjë gabim.
Gazeta Blic kishte siguaruar edhe dokumentat ku është përgjigja e KQZ-së në lidhje me dokumentacionin e Përparim Ramës.


Deklarohen nga KQZ-ja rreth aplikimit të kandidatit të LDK-së, Përparim Rama


