Dje u raportua se kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, nuk është pranuar si kandidat nga KQZ-ja.
Mospranimi i tij thuhet se ka ardhur për arsye se i njëjti ka aplikuar me letërnjoftim të UNMIK-UT.
“Gazeta Blic” ka kontaktuar me zëdhënësin e KQZ-së, Valmir Elezi për ta pyetur më gjerësisht për këtë çështje .
Elezi ka thënë se duke u mbështetur në planin operacionale të miratuar nga KQZ-ja, më 17 gusht Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim ka filluar të njoftojë subjektet politike lidhur me përmirësimet apo korrigjimet që duhet të bëjnë.
“Duke u mbështetur në planin operacional të miratuar nga KQZ-ja, më 17 gusht Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim ka filluar të njoftojë subjektet politike lidhur me përmirësimet apo korrigjimet që duhet të bëjnë. Kjo është një mundësi që e jep ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe ligji për zgjedhjet lokale që subjektete politike të paraqesin përmirësimet/korrigjimet Brenda afatit të caktuar nga Zyra.
Ai ka thënë zyra ka zhvilluar komunikim me të gjitha subjektet politike që është evidentuar ndonjë gabim.
“Zyra ka zhvilluar komunikim të tillë me të gjitha subjektet politike, tek të cilat është evidentuar ndonjë gabim/mungesë dokumentacioni që duhet të përmirësohet/korrigjohet.Pas kësaj faze, si dhe pasi të përmbyllim procesin e verifikimit të kandidatëve nëse janë në përputhje me Nenin 29 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, Zyra do të paraqesë në KQZ rekomandimet për certifikim ose jo të ndonnjë kandidati.Si gjithmonë, mbledhjet janë të hapura për mediat dhe do të mund të përcjellin procesin e vendimmarrjes së KQZ-së” tha Elezi për “Gazeta Blic.
Ndërkohë e gjeni kërkesën e KQZ-së ku i kërkohet LDK-së që t’i përmirësojë të dhënat për disa kandidatë, përfshirë edhe Përparim Raëmen.
Në pikën e 12-të e gjeni përgjigjen e KQZ-së për Përparim Ramën.




