Ka vazhduar sërsish debati në distancë ndërmet kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.
Bahtiri i pyetur në emsionin “Debat Plus” rreth deklarave të Hasanit për moskandidimin e tij tha se nuk flet për njerëz të një niveli të tillë.
“Ai është në PDK, krejt kohës ka qenë me shokët e PDK-së. Tregom ç’ka ka ba ai për Mitrovicën, ka qenë në organet më të larta. Për njerëz të tillë të atij niveli nuk flas. Çdo kryetar komune duhet të jetë menaxher, profesorët duhet të japin mësim në fakultet. Në aspektin e punës, afërsisë me qytetarët dhe rritjes së investimeve ka qenë e jashtëzakonshme në Mitrovicë. Zotin Enver Hasani e njoh qysh moti, ai ka personale me mu, unë skam personale me të” tha Bahtiri raporton Gazeta Blic.
“Agimi ka qenë, është dhe do të jetë kryetar i Mitrovicës!”


