Lajme

“Agimi ka qenë, është dhe do të jetë kryetar i Mitrovicës!”

07/29/2021 11:42
nga:Gazeta Blic

Në ndryshim nga partitë e tjera, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk i ka bërë publike kandidaturat për kryetarë komunash.

Në shumë komuna ka pikëpyetje se kush do të kandidojë, kur do të kandidohen dhe a do të rikandidohen kryetarët aktualë.

Në Mitrovicë pos Bahtirit, si kandidatë potencial shihen edhe Armend Muja e Faton Peci.

Por, Agim Bahtiri i kontaktuar nga “Gazeta Blic” dhe i pyetur se a do të jetë sërish kandidat i LVV-së për kryetar të Mitrovicës ai u përgjigj shkurt dhe prerë.

“Poooooooooo”, duke konfirmuar rikandidmin e tij .

“Agimi ka qenë, është dhe do të jetë kryetar i Mitrovicës! Në LVV jemi në fund të procesit te marrjes se vendimeve nga organet e partisë. Zërat e çmendura të disa individëve se gjoja e kam kushtëzuar Albin Kurtin se do t’i dhuroj 1 milionë euro Bedri Hamzës është një trillim, sepse Agim Bahtiri nuk ka dhënë asnjeherë para as për fushatë të tij e lëre më për kundërshtarët që kanë ndarë dhe shkatërruar Mitrovicën. Kështu që z. Albin Kurti dhe strukturat e partisë janë plotësisht të lirë të marrin vendimin e duhur për të mirën e Mitrovicës. Nuk jam njeri qe kushtezoj sepse jam këtu vetem për të mirën e qytetit tim dhe për qytetarët e mi për të cilët punoj se paku 12h-16h ne ditë”, deklaroi Bahtiri.

“Gazeta Blic” nga burime të saj brenda VV-së ka marrë vesh se kush do të jenë kandidatët për kryetarë komunash në Ferizaj, Gjilan dhe Kamenicë.

”Në Ferizaj pritet që të garoj Valon Ramadani, derisa në Kamenicë Kadri Rahimaj. Këta kandidatë e kanë aminin e Kurtit, ndërsa pritet që shpejt të zyrtarizohen këto kandidatura”, tha ky burim.

Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen me 17 tetor dhe vijnë pak muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme.

09/23/2021 22:18

Gjini: Kurrë nuk them që kom me ia kthy dinjitetin Gjakovës, sepse Gjakova ka dinjitet!