Lajme

Zemaj-qytetarëve: Ju lutem vaksinohuni, qeveria e praktikantëve ka dështuar në menaxhimin e Pandemisë

08/18/2021 16:40
nga:Y I

Pas rritjes enorme të rasteve me Covid-19, ka ardhur një reagim nga Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, raporton Gazeta Blic.

Zemaj iu ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen pasi thote se Qeveria ka dështuar në menaxhimin e Pandemisë.

“Të dashur qytetarë,Edhe pse kjo qeveri tashmë ka dështuar e menaxhimi ka degraduar, kurdo që t’iu vijë mundësia e parë ju lutem VAKSINOHUNI. Në të njëjtën kohë, ne të gjithë duhet të vazhdojmë t’i respektojmë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike” shkruan Zemaj në Facebook.

Reagimi i plotë:

Rekord i zi!

Sot, 2.110 raste të reja me Covid-19 dhe 4 të vdekur.

N’dorë t’Zotit! Qeveria e praktikantëve po vazhdon me avazin e vjetër; krejt për pushtet e asgjë për shëndet!

U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për humbjen e më të dashurve të tyre si dhe iu uroj shërim sa më të shpejtë të gjithë të infektuarve.

Të dashur qytetarë,

Edhe pse kjo qeveri tashmë ka dështuar e menaxhimi ka degraduar, kurdo që t’iu vijë mundësia e parë ju lutem VAKSINOHUNI. Në të njëjtën kohë, ne të gjithë duhet të vazhdojmë t’i respektojmë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!