Sporti

Ish kapitenja e kombëtares së Afganistanit: Lojtaret po qajnë, kanë frikë – ëndërrat janë zhdukur

08/18/2021 09:05
nga:Lorik J

Khalida Popal, ish kapitenja e ekipit kombëtar në Afganistan, e ka përshkruar kthimin e talebanëve në pushtet këtë muaj si si një makth.

Pas tërheqjes së trupave ndërkombëtare gjatë verës, talebanët kanë rimarrë kontrollin e vendit me forcë pas 20 vitesh jashtë pushtetit. Këtë javë, grupi mori Kabulin ndërsa kombet e huaja u përpoqën të evakuonin ambasadat, përcjell GazetaBlic Sport.

Popal, tani drejtoreshë e ekipit, ka thënë se ka marrë mesazhe nga ish-bashkëlojtaret e saj të skuadrës duke thënë se janë të frikësuara se si regjimi mund t’i trajtojë gratë dhe nuk është e sigurt nëse ato do të jenë në gjendje të largohen nga vendi.

“Unë marr mesazhe nga lojtaret nga Afganistani që po qajnë, duke thënë se ne jemi të braktisur dhe të mbërthyer në shtëpi nuk jemi në gjendje të dalim jashtë, ato kanë frikë,” tha Popal për BBC Sport.

“Të gjitha ëndrrat sapo janë zhdukur. Është një makth”.

“Ne i inkurajuam gratë dhe vajzat të ngrihen në këmbë dhe të jenë të guximshme”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport