Sporti

Romelu Lukaku paralajmëron Arsenalin para super derbit të fundjavës: Jam gati

08/17/2021 10:09
nga:Lorik J

Romelu Lukaku i ka dërguar një paralajmërim të fortë Arsenalit, duke thënë se ai është ‘gati’ për paraqitjen e tij të parë si lojtar i Chelseat këtë sezon kundër Topçinjve.

Sulmuesi belg, i cili kohët e fundit u bë transferimi rekord i klubit, nuk ishte i grumbulluar në fundjavë kundër Crystal Palace, por do të luajë në xhiron e ardhshme ndaj Arsenalit, përcjell GazetaBlic Sport.

Duke folur për faqen zyrtare të Chelseat, Lukaku tha se ndihet i gatshëm tani.

“Unë jam gati, mund të luaj. Ne të gjithë duhet të konkurrojmë gjatë gjithë javës për të fituar vendin tonë titullar. Për mua do të jetë një luftë e re, por ne të gjithë po luftojmë për një kauzë – të sigurohemi që Chelsea të fitojë! Do të sigurohem që në stërvitje të jap 100 për qind çdo ditë dhe të sigurohem që jam gati për çdo lojë”, tha Lukaku.

/GazetaBlic Sport