Lajme

Vdes zyrtari i PDK-së!

08/16/2021 15:51
nga:N M

Ka ndërruar jetë zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Musa Dërguti.

Ai ishte asambleist i PDK-së në Komunën e Skenderajt, raporton Gazeta Blic.

Lajmi është bërë i ditur nga kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku.

Lushtaku u ka shprehur ngushëllime familjarëve të familjes Dërguti dhe simpatizantëve të PDK-së.

Shkrimi i plotë:

Më pikëlloi lajmi i vdekjes së veteranit të UÇK-së, patriotit e veprimtarit, ish-drejtorit të shkollës fillore “Shaban Jashari”, aktivistit të PDK-së e ish-anëtarit të asamblesë komunale në Skenderaj, Musa Dërguti.
Musa ishte burrë i fjalës që la pas shumë vepra të mira, për të cilat do të mbahet mend gjithmonë.

Ngushëllimet më të thella familjes, miqve e dashamirëve.

Pushoftë në paqe!

SL