Sporti

Bordi Ekzekutiv vendos, të penduarit e Super League rikthehen në ECA

08/16/2021 15:22
nga:Lorik J

Të penduarit e Super League janë pranuar sërish në ECA (European Clubs Asocciation), pasi Bordi Ekzekutiv e ka pranuar sot kërkesën e tyre.

Bëhet fjalë për anglezët e Manchester United, Manchester City, Arsenal, Tottenham, Liverpool dhe Chelsea, spanjollët e Atletico Madrid dhe italianët e Milan dhe Inter.

Të gjithë këto klube u ribashkuan në ECA, pas tentativës për të krijuar Super League me Juventus, Real Madrid e Barcelona.

Këto tre të fundit mbeten jashtë ECA, që ka edhe përfaqësues në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.