Sporti

Zyrtare: Harry Kane mungon ndaj Manchester Cityt

08/15/2021 16:38
nga:Lorik J

Skuadra e Tottenhamit e pret sot Manchester Cityn.

Tottenham dhe Manchester City ndeshen me fillim nga ora 17:30, në kuadër të xhiros së parë të Premierligës, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i ri i Tottenham Hotspur, Nuno Espirito Santo e ka lënë Harry Kane jashtë skuadrës së Spurs për përballjen me Manchester City. Sipas tij, ai nuk është i gatshëm për këtë ndeshje.

Vlen të theksohet se Harry Kane po kërkohet me ngulm nga Manchester City në këtë afat kalimtar.

/GazetaBlic Sport