giroud
Sporti

Giroud: Jam i lumtur te Milan, po kuptohem mirë me bashkëlojtarët

08/15/2021 15:13
nga:E K

Olivier Giroud e ka nisur mjaft mirë aventurën e tij te skuadra e Milan, duke mos pasur problem ta gjejë rrugën e golit.

Sulmuesi francez ka gjetur golin dy herë të shtunën ndaj Panathinaikos, dhe për këtë është shprehur shumë i lumtur.

Lojtari ka thënë se brenda grupit merren vesh mirë me njëri tjetrin dhe ekziston një dëshirë e të gjithëve për të bërë mirë këtë sezon.

“Jam shumë i lumtur. Ishte një ndeshje shumë e mirë për mua, sepse shënova dy gola”, ka thënë Giroud pas ndeshjes ndaj Panathinaikos.

“Ne po kuptohemi shumë mirë me djemtë dhe kam raporte të mira me të gjithë shokët e skuadrës”, shtoi sulmuesi.

Giroud erdhi këtë verë te Milan, duke i dhënë fund aventurës me Chelsea.

Faza parasezonale ka nisur mirë për të, por mbetet të shihet se si do të bëjë ai në Serie A.