Sporti

Di Maria ‘thumbon’ Ronaldon, ai do donte të ishte në PSG me Messin

08/15/2021 14:10
nga:E K

Angel Di Maria ka thumbuar ish bashkëlojtarin e tij te Real Madridi, Cristiano Ronaldon.

Sulmuesi argjentinas ka pasur fatin të luaj me dy nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit, Cristiano Ronaldon te Real Madridi dhe Lionel Messin te Argjentina dhe PSG, shkruan GazetaBlic Sport.

Di Maria në një konferencë për shtyp foli për transferimet dhe ekipin e PSG në përgjithësi ku tha se organika që ka ky ekip nuk mund të gjendet askund tjetër.

Më pas ai vazhdoi intervistën duke e thumbuar ish bashkëlojtarin e tij, Ronaldo, për të cilin tha se ai duhet ‘të vras‘ veten që nuk iu bashkua parisienëve këtë vit bashkë me Leo Messin.

“Cilësia lojtarëve që ka tani PSG është diçka unike, Cristiano duhet të dëshirojë të vrasë veten sepse nuk ishte këtu”, tha ai.

“Kam luajtur me Cristiano Ronaldon, Neymar, Mbappe, Rooney, Van Persie, Benzema, Ibrahimovic, Bale, por kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Messi është unik”, përfundoi argjentinasi.

/GazetaBlic Sport/