Lajme

Babai e rrah dhe e kërcënon me thikë djalin në Prishtinë

08/15/2021 10:09
nga:Q R

Një qyteta ka raportuar në polici se babai i tij, nën ndikimin e alkoolit, e ka sulmuar fizikisht dhe e kanosi me thikë.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 14.08.2021-01:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se babai i tij –nën ndikim të alkoolit, duke e sulmuar fizikisht e ka kanosur me mjet të mprehtë (thikë). Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njofitmin e policisë.

Vetëm edhe dy ditë afat për subjektet politike, kjo është partia e fundit që ka aplikuar