Lajme

Liban: Shpërthen cisterna e naftës, 20 të vdekur dhe 79 të plagosur

08/15/2021 08:35
nga:Q R

20 persona e kanë humbur jetën dhe të paktën 79 të tjerë raportohen të jenë plagosur pas shpërthimit të një cisterne që ka ndodhur rajonin Akkar në Liban.

Akoma nuk dihen shkaqet e shpërthimit të kësaj cisterne.

Kjo u konfirmua nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve dhe Kryqi i Kuq libanez, shkruan The Guardian.

Besohet se cisterna ishte konfiskuar nga ana e ushtrisë.

Ky vend është kapluar nga një krizë ekonomike nga më të këqijat në historinë e saj, pasi qytetarët janë përballur me mungesa të mëdha të karburantit muajt e fundit që po ndikojnë njëkohësisht në furnizimin me nevojat themelore.