Sporti

Messi e “dëbon” Icardin nga PSG, sulmuesi kërkon largimin

08/14/2021 10:06
nga:Mergim Rreci

Situata e Mauro Icardi në Paris Saint-Germain është edhe më e komplikuar.

Nëse argjentinasi tashmë kishte probleme duke mos luajtur rregullisht për PSG, ardhja e Lionel Messit e bëri situatën edhe më keq, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas L’Equipe, sulmuesi argjentinas po përpiqet të largohet nga skuadra parisiene para se të mbyllet tregu.

Icardi e di se nëse dëshiron të luajë ai duhet të largohet. Messi, me të cilin nuk ka një marrëdhënie të mirë, e bën atë të ndryshojë karakterin e tij.

Lojtari ishte afër transferimit në Juventus, por tashmë edhe Atletico Madrid ka hyrë në garë për shërbimet e tij.

/GazetaBlic Sport/