Emocionet e ligave më të mëdha evropiane rikthehen përsëri sonte pas një pauze të gjatë verore.
La Liga, Premier League dhe Bundesliga e fillojnë në këtë javë aktivitetin për edicionin e ri, shkruan GazetaBlic Sport.
Arsenali e luan sonte ndeshjen e parë ndaj Brentford, skuadrës që u promovua në nivelin elitar të futbollit anglez.
Skuadra e Artetas ka bërë disa përforcime gjatë merkatos verore, megjithatë nuk ka treguar paraqitje shumë pozitive në ndeshjet parasezonale. Granit Xhaka e ka vazhduar kontratën me “Topçinjtë”edhe pse ishte shumë i lidhur me kalimin e mundshëm tek Roma.
Ndeshja në mes Brentford dhe Arsenal zhvillohet në ora 21:00.
Këto janë formacionet e mundshme.
Brentford: Raya; Jansson, Ajer, Pinnock; Roerslev, Janelt, Onyeka, Norgaard, Henry; Mbeumo, Toney
Arsenal: Leno; Chambers, White, Mari, Tierney; Xhaka, Lokonga; Pepe, Smith Rowe, Aubameyang; Lacazette
/GazetaBlic Sport/


