Sporti

Eliminohen edhe Teuta dhe Laçi nga “Conference League”

08/12/2021 21:59
nga:E K

Dy ekipet shqiptare Teuta dhe Laçi i kanë dhënë fund aventurës në “Conference League”.

Teuta është mposhtur nga skuadra irlandeze Shamrock Rovers me rezultat të përgjithshëm 0 – 3, derisa Laçi nga gjiganti belg, Anderleht me rezultat të përgjithshëm 1 – 5.

Rovers fitoi me rezultat 0 – 2 në “Elbasan Arena”.

Gaffney ishte ylli i kësaj ndeshje duke shënuar dy herë në portën e kampionit të Shqipërisë (20′, 62′).

Ndërkohë, Laçi u mposht gjithashtu në të dy takimet ndaj Anderlechtit (2 – 1, 0 – 3).

Amuzu (32′), Verschaeren (72′), realizuan golat për klubin belg, derisa Lushkja shënoi golin e nderit për Laçin (85′).

Kësisoj, tani nuk ka asnjë skuadër shqiptare që vazhdon garat në Evropë.