Po vazhdojnë punimet në stadiumin në Podujevë.
KF Llapi ka bërë të ditur se punimet në stadiumin “Zahir Pajaziti” kanë hyrë në fazën finale.
Stadiumi në Podujevë më parë ishte me bari sintetik(artificial) dhe Llapi vendosi ta ndërrojë atë.
Tani ka mbetur të mbjellet bari natyral dhe stadiumi të merr pamjen e duhur dhe të jetë i gatshëm për sezonin e ri.
Llapi përmes një foto të publikuar në rrjetet sociale ka bërë të ditur se punimet kanë hyrë në fazën finale dhe së shpejti do të fillojë mbjellja e barit natyral.
Kujtojmë që sezoni i ri në Superligën e Kosovës nis më 21 gusht.