Lajme

Vetëaksidentohet një veturë në Prishtinë

08/11/2021 22:43
nga:M K

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 21:30 në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë, ku një veturë është vetëaksidentuar.

Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Ahmeti.

Dalin pamje të reja të rrahjes masive në Fushë Kosovë (VIDEO)