Të hënë në lagjen “Melodia” në Çagllavicë është plagosur një roje me inicialet H.M me armë zjarri.
H.M është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por ekipi kujdestar e ka udhëzuar për një trajtim jashtë QKUK-së pasi që mungonin pajisjet e nevojshme për intervenim.
Klan Kosova ka mësuar se H.M është duke marrë trajtim në Spitalin Amerikan, por këta të fundit nuk pranuan të flasin për gjendjen e pacientit.
Rastin e ka konfirmuar edhe policia, por sipas tyre ende nuk është arrestuar ndonjë person.


