Lajme

Rriten ndjeshëm rastet me Covid, 562 raste të reja dhe 2 viktima në Kosovë

08/10/2021 14:45
nga:Genita C

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar dy viktima nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 562 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 78 persona nga ky virus.

Deri tani, numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 110 mijë e 194.