Sporti

Sergio Aguero merr vendim përfundimtar për të ardhmen e tij

08/07/2021 18:00
nga:Mergim Rreci

Sergio Aguero nuk do të largohet nga Barcelona këtë verë.

Sulmuesi argjentinas është i vendosur të luajë në Camp Nou pavarësisht se tani e di se ai nuk do të ndajë dhomën e zhveshjes me mikun dhe shokun e tij, Lionel Messi, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai sapo ka mbërritur në klub dhe nuk po shqyrton një ndryshim tjetër, pavarësisht raportimeve se largimi i Messit do të shkaktonte ndonjë largim të tij të mundshëm.

Kjo gjë është konfirmuar sot nga mediat e mëdha spanjolle, me “Marcan” që dha lajmin e para.

/GazetaBlic Sport/