Lajme

Dy të vdekur nga zjarret në Greqi, 18 të tjerë të lënduar

08/07/2021 11:07
nga:Genita C

Numri i të vdekurve nga zjarret në Greqi arriti në dy mëngjesin e kësaj të shtune, ndërsa lufta kundër zjarreve të shumta hyri në ditën e 11-të radhazi.

Një zjarrfikës vullnetar 38-vjeçar vdiq pasi një shtyllë e shërbimeve në rënie e goditi në kokë në një zonë në veri të Athinës, thanë zyrtarët, shkruan Euronews.

Presidenti i Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë të Athinës, Konstantinos Michalos, u gjet pa ndjenja në fabrikën e tij në Krioneri, ku zjarri është ende aktiv. .

Përveç kësaj, dy zjarrfikës vullnetarë janë shtruar në spital në gjendje kritike, sipas mediave greke deri tani 18 persona janë lënduar nga zjarret, shumica prej tyre me probleme të frymëmarrjes ose djegie të vogla.

Ndërkohë, dy persona thuhet se u arrestuan për dyshim zjarrvënie.