Lajme

Vazhdojnë ofendimet në Kuvend! Jahja Koka – Ardian Kastratit: Një zotëri i veshur si dordolec me disa lara primitive

08/06/2021 12:59
nga:Genita C

Deputeti Vetëvendosjes, Jahja Koka ka reaguar ashpër ndaj fjalimit të seancës së kaluar të deputetit Ardian Kastrati.

Kokaj në fjalimin e tij, ka recituar edhe një poezi për deputetin Ardian Kastratin.

“Një zotëri i veshur si dordolec me disa lara primitive, tallej dhe lazdrohej me disa metafora të lakuara ditëve të fundit. Ky zotëri dhe disa njerëz në media, do të kishin kryer vetëm shkollën fillore, do të kuptonin se ç’është shpejtësia kozmike, do të kuptonin numrin 7.9 kilometër në sekondë, meqenëse rosakëve duhet tu përsëritet shumëherë që të mësojnë përgjithmonë”, ka thënë Kokaj.

Fjalimi i Kokës, ka detyruar Konjufcën që t’ia tërheqë vërejtjen për fjalorin.

Gashi: Kurti tash është ulur si pulë, dikur hapte krahët si skifter- Konjufca i kërkon të ketë kujdes me fjalorin

Qytetarët hezitojnë të vaksinohen, Vitia paralajmëron masa të veçanta