Lajme

Zjarr në Parkun Kombëtar të Thethit

08/06/2021 12:18
nga:N M

Pas Vlorës, Gjirokastrës dhe Kukësit një tjetër zjarr ka rënë në Parkun Kombëtar të Thethit.

Mësohet se banorët dhe punonjësit e zonave të mbrojtura kanë ndërhyrë me mjete rrethanore për ta vënë nën kontroll.

Situata nga zjarret në vendin tonë vijon të jetë ende problematike për shkak edhe të favorizimit të flakëve nga era, pavarësisht uljes së temperaturave gjatë ditës së sotme, raporton A2.

Gashi: Kurti tash është ulur si pulë, dikur hapte krahët si skifter- Konjufca i kërkon të ketë kujdes me fjalorin