Sporti

Zyrtare: Manchester City zyrtarizon Jack Grealish

08/05/2021 21:21
nga:Mergim Rreci

Manchester City ka zyrtarizuar transferimin e Jack Grealish.

Anglezi do të vazhdojë karrierën e tij te kampionët momental të Anglisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Mesfushori ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare që do e mbajë atë në ‘Etihad Stadium’ deri në vitin 2026.

Testet mjekësore pritet të kryhen sot kurse shuma që City ka paguar për transferimin e tij është 100 milionë funte.