Sporti

Informacione për Bodø/Glimt, kundërshtarin e Prishtinës në UEFA Conference League

08/05/2021 16:14
nga:Mergim Rreci

Prishtina kërkon sonte suksesin e radhës në UEFA Conference League.

Bardhekaltërit në stadiumin që mban emrin e legjendës “Fadil Vokrri”, e mirëpresin skuadrën norvegjeze Bodo/Glimt, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e tretë në Ligën e Konferencës, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndeshja e cila zhvillohet nga ora 20:00, është e një rëndësie të veçantë për kryeqytetasit, përveç që arritën në një fazë kaq të lartë, ata festojnë edhe 100 vjetorin e themelimit të klubit.

Megjithatë, kundërshtari i Prishtinës është relativisht i vështirë dhe se skuadra kosovare pritet të ketë punë në këtë duel.

Bodø/Glimt është një klub profesionist norvegjez i futbollit nga qyteti i Bodø që aktualisht luan në Eliteserien, divizioni i lartë norvegjez. Klubi u themelua në vitin 1916.

Bodø/Glimt janë kampionët në fuqi në Norvegji pasi fituan Eliteserien 2020. Ata gjithashtu kanë fituar Kupën e Norvegjisë Veriore nëntë herë, Kupën Norvegjeze dy herë dhe përfunduan të dytët në divizionin e lartë Norvegjez në 1977, 1993, 2003 dhe 2019.

/GazetaBlic Sport/