Lajme

I dënuar për sulm seksual, policia arreston një 29 vjeçar

08/02/2021 14:42
nga:N M

Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, ka arritur që të arrestojë një person nga Ferizaj, me inicialet O.B (M/K) , 29 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) viteve, për veprën penale : ‘’Sulm seksual”.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Mësimi plotësues vazhdon edhe vitin e ardhshëm