Të dielën në mëngjes, një autobus nga Poreçi i kroacisë për në Beograd mori flakë në zonën e Vishnjan. Në autobus ishin 16 pasagjerë dhe askush nuk u lëndua, konfirmoi Policia e Istrias.
“Ishte ora rreth 10. Vetë shoferi arriti ta shuante zjarrin me aparate zjarri derisa mbërritën zjarrfikësit. Të gjithë zbritën nga autobusi në kohë”, tha një lexues i mediumit kroat 24sata.hr.


