Sporti

ZYRTARE: Gentjan Muça largohet nga Prishtina

07/31/2021 18:02
nga:E K

Aventura e Gentjan Muçës në klubin nga kryeqyteti, KF Prishtina, ka përfunduar sot.

Muça dhe Prishtina kanë ndarë rrugët pas një sezoni bashkëpunimi, shkruan GazetaBlic Sport.

Futbollisti u transferua në KF Prishtina nga Tirana në sezonin e kaluar dhe u shpall kampion në Superligën e Kosovës.

KF Prishtina përmes Facebook-ut ka falenderuar futbollistin për kontributin e dhënë.

“Gentjan Muça, kampion erdhi dhe si i tillë përfundoi aventurën e tij 1 vjeçare me Prishtinën

Futbollisti nga Tirana, Gentjan Muça në prag të fillimit të edicionit të kaluar erdhi si përforcim nga klubi i futbollit Tirana nga Shqipëria tek skuadra jonë, për ti dhënë një shtytje shtesë FC Prishtina drejt rikthimit të titullit kampion pas tetë vitesh”, ka shkruar FC Prishtina në Facebook.

Ja postimi i plotë:

/GazetaBlic Sport/