Lajme

PDK të enjten zgjedh Kryesinë e re

07/31/2021 14:12
nga:Y I

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka konfirmuar për “Gazeta Blic” se partia Demokratike e Kosovës javën e ardhshme pritet të mbledhë Këshillin Drejtues, prej nga del përbërja e re e Kryesisë së kësaj partie.

Mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së do të mbahet të enjten, ndërsa përveç përbërjes së Kryesisë së re, pritet që të zgjidhen edhe nënkryetarët dhe sekretari i PDK-së.

Ai tha se PDK tashmë i ka kryer të gjitha përgatitjet në organizimin e mbajtjes së mbledhjes së Këshillit Drejtues ku pritet t’i jepet besim përbërjes së re të Kryesisë.

Partia Demokratike e Kosovës këtë muaj zgjodhi edhe kryetarin e ri të partisë, ku me unanimitet votash u zgjodh Memli Krasniqi.

/Gazeta Blic/

Gjithçka e kryer: Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut