Lajme

I vuri flakën Ksamilit, arrestohet 25-vjeçari

07/31/2021 10:43
nga:Y I

Një 25-vjeçar është arrestuar sepse dyshohet se i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke në Ksamil.

Flakët dolën jashtë kontrollit dhe dogjën një sipërfaqe shumë të madhe në këtë zonë, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Policia prangosi Edmond Zogajn, 25-vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

“Vijon puna për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të atyre shtetasve që kryejnë krime mjedisore.

Arrestohet një 25-vjeçar, për zjarrëvënie në Ksamil.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, shtetasin E. Z, 25 vjeç, banues në Ksamil, pasi mbrëmjen e djeshme, në kodrën në lagjen nr.1, Ksamil, ky shtetas dyshohet se ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me shkurre dhe pemë ullishte”