Lajme

Vdekje e dyshimtë në Fushë Kosovë

07/31/2021 08:40
nga:Y I

Një mashkull është gjetur pa shenja jetë mbrëmë në banesën e saj në Fushë Kosovë.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në banesën e tij ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe mjeku i cili e ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.